VITAMIN D3/K2 – 4000 UI / 40 CAPS

VITAMIN D3/K2 – 4000 UI / 40 CAPS

Lek 1,600
Skip to product information
VITAMIN D3/K2 – 4000 UI / 40 CAPS

VITAMIN D3/K2 – 4000 UI / 40 CAPS

Lek 1,600

Përshkrimi:
Bashkëekzistenca e dy vitaminave D3 dhe K2 në produktin VITAMIN D3/K2 4000 është shumë e rëndësishme, pasi këto janë dy vitamina që shpesh mungojnë në organizmin e njeriut.

Ky kombinim është ideal për parandalimin e osteopenisë dhe osteoporozës, veçanërisht tek personat e moshës së mesme. Suplementimi me vitaminë K, sidomos në kombinim me vitaminën D3, përmirëson densitetin e kockave dhe ndihmon që vitamina D3 të veprojë më mirë. Veprimi i vitaminës K është të mbrojë organizmin nga depozitimi i shtuar i kalciumit, i shkaktuar nga veprimi i vitaminës D3, duke ulur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Përdorimi:

Merrni një kapsulë me një gotë ujë ose lëng për ta gëlltitur. Personat që kanë vështirësi në gëlltitje mund ta hapin kapsulën dhe ta përziejnë përmbajtjen me ujë ose lëng.

Kujdes: 

Personat me probleme shëndetësore, ata që marrin medikamente dhe gratë shtatzëna duhet të konsultohen me mjekun përpara përdorimit të suplementeve ushqimore. Suplementet ushqimore nuk zëvendësojnë një dietë të rregullt dhe të balancuar.

Doza ditore: 1 kapsulë në mëngjes pas buke.

 

PËRBËRËSIT SASIA PËR DOZË
Vitamina D3 (Kolekalciferol) 4000 IU
Vitamina K2 (Menaquinon-7) 90 mg

 

UDHËZIME PËR RUAJTJEN:
Ruajeni në një vend të thatë, të errët dhe të freskët (<25°C). Mbajeni larg fëmijëve të vegjël.

 

 

 

 

 

 

You may also like